Futboll Sport

ELIMINIMI NGA NATIONS LEAGUE/ Sulmuesi Pelegrini: Na pret një e ardhme e shkëlqyer, fitojmë Botërorin

Nëse Italia ka qëndruar në garë deri në fundin e takimit, merita i takon edhe Lorenco Pelegrinit. Ka qenë ai që ka shënuar golin që ka rihapur sfidën, ndonëse në fund goli i tij ka vlejtur vetëm për statistikë. Duke folur pas ndeshjes, sulmuesi i Romës ka nënvizuar se kanë qenë episodet ato që kanë vendosur fatin e takimit.

“Na vjen vërtet keq, sepse mund të kishte rezultuar ndryshe në fund. Mund dhe duhet të kishim bërë më mirë, por në ndeshje të tilla diferencën e bëjnë episodet dhe këtë herë nuk shkoi për ne. Kartoni i kuq i Bonuçit? Mendoj se është një përplasje në lojë, që mund t’i ndodhë kujtdo. Ne kemi besuar deri në fund”, ka thënë ai për “RAI”-n.

SPANJA – “Spanja dhe Italia kanë dy mënyra të ndryshme të luajturi. Ata qëndrojnë më lart për sa i përket mënyrës së tyre të të luajturit, por kjo dihet prej kohësh tashmë. Gjithsesi, nëse analizojmë ndeshjen nuk mendoj se Spanja ishte më lart se Italia”, ka komentuar Pelegrini

SFIDA NË BOTËROR – Sulmuesi i Italisë nuk është mjaftuar me kaq. Ai i ka lëshuar sfidën Spanjës duke nënvizuar se e pret me padurim një tjetër përballje me “Furinë e kuqe”, këtë herë në botëror. “Pavarësisht kësaj humbjeje asgjë nuk ndryshon për ne. Thjesht duhet të punojmë më shumë. Jam i bindur se na pret një e ardhme e shkëlqyer, ku do të fitojmë gjithçka. Shpresoj ta gjejmë sërish Spanjën këtë herë në Botëror”, ka mbyllur sulmuesi i “Axurrëve”

Related posts

LOJTARI NIS TË ZERË VEND NË EKIP/ Mbrëmja europiane e Grezdës me Rejnxhërsin zgjat vetëm 10 minuta

Isa.Autor

NATIONS LEAGUE/ Ylli i mbrojtjes së Inter dëmtohet në kombëtare, alarmohet Conte

Delo.autor

Mici zyrtarisht i Shkëndijes, tetovarët janë unikë në prezantimet e tyre (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment