Futboll Sport

VILLARREAL-MANCHESTER UNITED/ Solskjaer i beson treshes së sulmit Greenwood, Fernandes dhe Rashford (FORMACIONET ZYRTARE)

Pas pak do të zhvillohet akti i fundit i Europa League 2020/21. Në Gdansk të Polonisë do të përballen Villarreal dhe Manchester United në finalen e madhe. Dy klubet kanë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes që do të fillojë në orën 21:00.

Trajneri i spanjollëve, Emery, ka vendosur t’i besojë në sulm Yeremi Pino, i cili, në moshën 18 vjeç e 218 ditë, do të bëhet lojtari spanjoll më i ri që zhvillon një finale të madhe europiane si titullar, duke thyer rekordin e Iker Casillas, i cili luajti në finalen e Champion League të 2009-ës në moshën 19 vjeç e 4 ditë.

Solskjaer, nga ana tjetër, ka vendosur të hedhë nga minuta e parë 19-vjeçarin Mason Greenwood, i cili do të nbështesë me Fernandes dhe Rashford Cavanin në sulm.

Formacionet zyrtare

VILLARREAL (4-4-2): Rulli; Foyth, Albiol, Pau, Pedraza; Yeremy, Parejo, Capoue, Trigueros; Gerard Moreno, Bacca.

MANCHESTER UNITED (4-3-3): De Gea; Wan-Bissaka, Bailly, Lindelof, Shaw; McTominay, Pogba, Fernandes; Greenwood, Rashford, Cavani.

Related posts

FORMACIONET ZYRTARE/ Luftëtari në fushë për të bërë surprizën në EUROPA LEAGUE

Isa.Autor

Lajm i bujshëm nga Spanja, Modriç i sugjeron Perezit mbrojtësin shqiptar

Sadik.Autor

Anglia shkruan historinë, ja sa vite kishte pa shkuar në gjysmëfinale…

Isa.Autor

Leave a Comment