Futboll Sport

“VOJVODËN E KËRKONTE ATALANTA”/ Agjenti Aliaj: Ja lojtari i Shpresave që ka kualitetet e duhura për tu aktivizuar në Serie A

Adrian Aliaj i cili është dhe agjenti i lojtarit të përfaqësueses së Kosovës, por edhe të skuadrës së Torinos, Mërgim Vojvodës, ka folur në një intervistë në mikrofonat e “CalcioHellas.it”, duke deklaruar se Vojvoda ka qenë pranë skuadrave si Atalanta dhe Verona përpara se të transferohej tek ekipi i Torinos:

Sezoni i Vojvodës – “Vojvoda ka mbërritur tek skuadra e Torinos kur në grumbullim ishte ende trajner Xhampaolo, por jam shumë i lumtur për sezonin e tij të parë në Serinë A. Vojvoda është një djalë fantastik dhe një profesionist që e ka mësuar gjuhën italiane për 2-3 muaj dhe është një titullar duke shënuar dhe një gol me Torinon me vlerë mbijetese. Ai është i lumtur tek Torino, e vetmja gjë që atij i mungojnë janë tifozët sepse nuk ka mundur dot të ndjejë atmosferën e futbollit italian.”

Skuadrat e interesuara – “Kemi biseduar me Atalantën dhe Veronën, por në fund kemi zgjedhur Torinon dhe jemi të lumtur për gjënë e duhur.”

Lojtarë të tjerë shqiptar për tu transferuar në Itali – “Emir Sahiti i Hajdukut të Splitit i cili është i huazuar tek skuadra e Sibenikut. Është një mesfushor dinamik dhe mund të luajë dhe si anësor, i fortë në një kundër një dhe tepër agresiv. Nuk kushton shumë, është 22-vjeçar dhe sipas meje ka kualitetet e duhura për të luajtur në Itali.”

Related posts

E BUJSHME/ Cristiano Ronaldo drejt rikthimit në Serinë A, yllin portugez e ndjek me interes…

F.autor

ELCHE-REAL MADRID/ Pas 20 minutash lojë, Modrid zhbllokon sfidën për “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ A do të përsëritet dueli mes Khgabib dhe McGregor? Presidenti i UFC-së thotë fjalën e fundit

Isa.Autor

Leave a Comment