Futboll

Gjoka: Vllaznia duhet të shpëtojë vetë, jo të presë dënimin e Skënderbeut

Vllaznia është në mes të betejës për qëndrimin në Superiore. Kuqeblutë do të sfidojnë Skënderbeun në një prej takimeve më të rëndësishme të javës së 27-të. Trajneri Ernest Gjoka, i cili në këtë duel do të duhet të bëjë pa shërbimet e Sukajt, Mersinit e Gocajt, të tre të pezulluar, dhe me Malotën që ka ende probleme me drejtësinë, pranon vështirësitë e mëdha që parashtron kjo ndeshje.

Megjithatë tekniku 48-vjeçar shprehet se skuadra e tij duhet të shpalosë një element që në futboll është edhe më i rëndësishëm se cilësia, shpirtin e garës. Gjoka nuk la pa prekur edhe çështjen e dënimit të Skënderbeut, duke deklaruar se ky është një dëm i madh që i bëhet futbollit shqiptar.

Si njeri i sportit dhe profesionist i kësaj fushe mendoj se dënimi i Skënderbeut është një dëm i madh për futbollin shqiptar. Është dëm i madh për qytetin e Korçës dhe skuadrën, që duhet ta pranojmë se këto vite ka qenë vërtet profesioniste. Ka bërë futboll ashtu siç bëhet sot në Europë, prandaj them se do të jetë një dëm shumë i madh dhe një njollë shumë e madhe për të gjithë ne. Gjithnjë në qoftë se kjo rezulton të jetë e vërtetë dhe konkretizohet me fajin e Skënderbeut.

Ne duhet të vazhdojmë përpara. Vllaznia nuk duhet ta mbajë mendjen te dënimi i Skënderbeut, sepse nga ana ligjore ka shumë hallka dhe ndoshta mbas KAS-it mund të ndryshojë vendimi i UEFA-s. Kjo nuk do të thotë për ne se kemi shpëtuar dhe duhet të kënaqemi për këtë dënim.

Është një moment shumë kritik, duam apo s’duam ne, tashmë mendja është në dy vende. Për të bërë maksimumin në fushë, por edhe duke parë se çfarë do të ndodhë me Skënderbeun”.

Në lidhje me luftën për mbijetesë Gjoka deklaron se kuqeblutë duhet t’i fitojnë takimet në shtëpi e më pas të kërkojnë ndonjë pikë edhe në transfertë, në të kundërt janë më të rrezikuarit për t’u larguar nga Superiorja.

Related posts

EKIPI I ANCELOTTIT PËSON HUMBJEN E PARË/ Southampton e mposht me dy asiste të rrallë

Delo.autor

DUHET TË STËRVITET AKOMA/ Shikoni çfarë ka bërë Malcom së fundmi tek Zenit (VIDEO)

Delo.autor

Messi humb mundësinë e katërt. Në Katar do të jetë 35 vjeç

Sadik.Autor

Leave a Comment