Bundesliga Futboll Sport

ZYRTARE/ Dortmund siguron Champions League në frymën e fundit

Borussia Dortmund ka siguruar pjesëmarrjen në Champions League një javë para mbylljes së Bundesliga. Verdhezinjtë mposhtën Mainz në transfertë me rezultatin 3-1, duke shfrytëzuar kështu humbjen e djeshme të Eintracht Frankfurt.

Verdhezinjtë e zgjidhën gjithçka që në pjesën e parë. Guerreiro shënoi një gol mjaft të bukur që në minutën e 23-të, me një goditje nga distanca. Tre minuta para fundit realizoi edhe Reus dhe Borussia shkoi në dhomat e zhveshjes e qetë.

Dominimi i tyre u shpërblye me një tjetër gol, në minutën e 80-të. Këtë herë ishte Julian Brandt ai qe e çoi topin në rrjetë. Në shtesa Mainz u kundërpërgjigj me një gol të Quaison me penallti

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Inter-Atalanta në “San Siro”. Rezultati 2-2

Delo.autor

SFIDA NDAJ CAGLIAR-IT/ Mbrojtësi De Ligt kthehet titullar pas 3 muajsh. Pirlo ka një dyshim

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ VLLAZNISË/ Trajneri i AEL: Probleme në fillim, asgjë nuk mbaron me ndeshjen e parë

Delo.autor

Leave a Comment