Futboll Sport

ZYRTARE/ Kosova publikon listën e futbollistëve të grumbulluar, konfirmohet prezenca e lojtarit të Superiores

Ditën e sotme, përfaqësuesja e Kosovës publikoi listën zyrtare të futbollistëve të grumbulluar për dy sfidat miqësore që dardanët do të luajnë në muajin qershor kundër San Marinos dhe Maltës.

Në listën e Shaland, vihet dhe prania e portierit të Tiranës, Visar Bekaj, lajm i cili u dha më herët ditën e sotme nga vetë klubi bardheblu. Ndërkohë në listë nuk mungojnë emra si Rrahmani, Vojvoda, Rashica dhe Vedat Muriqi.

Bie në sy prezenca e sulmuesit Zymer Bytyqi i cili luan në një skuadër me sulmuesin e Kombëtares, Sokol Cikalleshi, me këtë të fundit që pak kohë më parë i bëri thirrje Bytyqit të bashkohej me kuqezinjtë.

Kosova fillimisht do të luajë miqësoren e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në datën 1 qershor kundër San Marinos, ndërsa 3 ditë më vonë do të përballet kundër Maltës në Klagenfurt të Austrisë.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Edhe 1 vit tjetër bardhezi, Bufon hedh firmën te Juventus (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Acerbi për sulmuesin e Italisë: Ai meriton të fitojë ‘Topin e Artë’

Delo.autor

PËRJETOI MOMENTE TMERRI/ Yllit afrikan që u shpall kampion në Francë i bëjnë pritë me armë

Delo.autor

Leave a Comment