Futboll Seria A Sport

NJË NGA MË TË MIRËT E “ZIKALTËRVE” KËTË SEZON/ Mbrojtësi Bastoni: Jam si në ëndërr, krenar për Interin

Një nga zbulimet më të bukura për Interin në sezonin e titullit të 19-të të historisë, por pa dyshim edhe për Kombëtaren italiane në pritje të Europianit të kësaj vere është Alesandro Bastoni.

Mbrojtësi 22-vjeçar e shpërbleu në maksimum besimin e Antonio Kontes duke u shndërruar në një të pazëvendësueshëm shumë shpejt, aq sa edhe vetë gjiganti i prapavijës nuk arrin ende ta besojë këtë arritje edhe personale:

“Mbyllëm një sezon të jashtëzakonshëm. Jam krenar që jam pjesë e këtij grupi fantastik, pasi duke punuar të gjithë në të njëjtin drejtim arritëm të marrim këtë rezultat fenomenal. Falënderoj trajnerin Konte për besimin që më ka dhënë gjithmonë”, tha Bastoni.

Related posts

E BUJSHME NË PREMIER/ Ylli Manchester Cityt “tradhton” ekipin me fanellën… (FOTO)

Delo.autor

RIKTHEHEN TEK FITORJA/ Kampionët e Superiores mposhtin Luftëtarin në Gjirokastër

Delo.autor

SHUMË “YJE” NË TREG/ Ja futbollistët që do të jenë pa skuadër në fund të sezonit

F.autor

Leave a Comment