Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Presidenti Takaj vendos për trajnerin e sezonit të ri, ja kush e drejton Skënderbeun…

Presidenti Ardjan Takaj i ka besuar Skënderbeun edhe për një sezon trajnerit Migen Memelli.

Takaj nuk ka pritur mbylljen e sezonit por ka shpejtuar të mbyllë marrëveshjen me pogradecarin. Lajmi është bërë me dije nga vetë kryepankina korçare në një konferencë për shtyp jashtë radhe në prag ndeshjes me Tiranën.

Memelli ka bërë të ditur se baza e lojtarëve për sezonin e ardhshëm është gati ndërsa ekipi ka nevoje edhe për disa përforcime. Në bazë të tyre sipas Memellit do te projektohet Skënderbeu i sezonit të ri që do të garojë si i barabartë me pretendentët për titulli kampion. Në këtë konferencë Memelli ka falënderuar presidentin Takaj dhe të gjithë tifozët e skuadrës.

E ardhmja: “Së pari, para se të nisni pyetjet, dua të falënderoj drejtuesit e klubit që më dhanë mundësinë të drejtoj Skënderbeun në këto katër muaj. Pa diskutim edhe futbollistët në veçanti, pasi janë paraqitur mirë pavarësisht vuajtjeve të pësuara në këtë kampionat. Ju falënderoj edhe ju, që keni qenë të duruar dhe jeni pjesë e rëndësishme për futbollin. I falënderoj edhe tifozët për mbështetjen e dhënë, kanë duruar dhe kanë qenë krah futbollistëve. Dhe e fundit, vitin tjetër do ta nisin kampionatin bashkë. kjo vjen pas një bisede që kam pasur me presidentin. Nëse ka besim, ka edhe një linjë të përbashkët për atë që kemi bërë”.

Objektivi: “Kemi bërë një bisedë të shkurtër, detajet do të zbulohen në vazhdim. Do i bëjmë gjëra në mënyrë më të mirë të mundshme. Vitin tjetër do konkurrojmë fort me skuadrat që i kemi ndalur, duke nisur me Partizanin, Kukësin, Teutën, Vllazninë. Do jemi rivale e denjë e kampionatit. Baza e lojtarëve është. Kush do afrohet do zbulohet në javët e ardhshme. Nuk po flasim për titull, por që do të jemi konkurrentë. Pse të mos jetë Skënderbeu në 5-6 skuadrat më të mira të kampionatit?!”.

Vendimi: “Më thanë ku po shkon, pse po e merr këtë vendim. E kam thënë që në fillim, më bindën futbollistët, janë lojtarë me cilësi dhe që mund të rriten. Kemi punuar fort. Vendimtar ka qenë besimi, duke e parë njëri-tjetrin në sy. Është i rëndësishëm që të ketë besim të stafit te lojtarët. Xhentëlmenët nuk bëjnë asnjëherë kontrata, ata shtrëngojnë duart. Nuk më mban kontrata te Skënderbeu. Nuk e shikoj si një profesion për të fituar para, edhe pse janë të rëndësishme. Kryesorja janë emocionet që duhet tu japim tifozëve. Primare është ajo që thashë”.

Ndeshja: “Tirana është skuadër që ka pasur luhatje në këtë kampionat. Janë paraqitur mirë me Nevilin dhe Orgesin. ka qenë çështje fati që nuk kanë ecur. Në këtë ndeshje do të bëjmë më të mirë, me lojtarët që kanë pasur pak hapësira, që të tregojnë vlerat. Të mbarojmë me Tiranën, pastaj flasim për Vllazninë. Do e respektojmë kampionatin deri në fund”.

Related posts

Gattuso e konfirmon mungesën e Kalinic, kërkon më shumë nga Rodriguez dhe Silva

Q.Autor

ATLETICO-REAL MADRID/ Pas një asisit nga Casemiro, ylli Benzema rihap sfidën për “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

PËRPLASJA ICARDI-INTER VAZHDON/ Marotta bën gati ofertën për rinovimin e yllit, ja shifrat

Delo.autor

Leave a Comment