Futboll Premier League Sport Të tjera

Jelena: Nuk jam unë fajtorja për dështimet e Djokovic

Tenisti serb Novak Djokovic nuk po kalon një periudhë të mirë në fushat e tenisit, duke zhgënjyer këtë sezon, ku është eliminuar shumë shpejt, pa arritur të triumfojë në asnjë turne. Një moment për të cilën ka folur edhe bashkëshortja e tij, Jelena, e cila ka hedhur poshtë akuzat se problemet në çift kanë ndikuar në këtë paraqitje të dobët të ish-numrit 1 në botë.

“Në jeten e Novak unë zë një pjesë të rëndësishme, ashtu sikurse edhe fëmijët. Por në karrierën e tij, roli im është ai që t’i jap sa më shumë mbështetje dhe dashuri. Mendoj se nuk ka asnjë logjikë që unë jam fajtore në dështimin e Novak në fushë, se humbjet kanë ardhur për fajin tim”, tha Jelena Djokovic.

Më tej, bashkëshortja e tenistit serb tha: “Jam krenare për ato çfarë Novak ka arritur, për grintën e vendosmërinë e tij për të vazhduar përpara, ka shumë forcë dhe dashuri për gjithçka që bën. Nuk më intereson kur njerëzit thonë se nuk stërvitet sa duhet. Novak është i qetë dhe familja i jep mjaft ekuilibra, është një njeri që promovon vlera në çdo gjest që bën”, u shpreh Jelena Djokovic.

Related posts

“DO TË ISHTE FANTASTIKE…”/ Cafu ëndërron ribashkimin e dyshes së frikshme dhe zgjedh pasardhësin e tij

Delo.autor

E PAPRITUR/ CHELSEA vepron në fshehtësi për TALENTIN, gati të “djegë” Juven dhe Interin

Isa.Autor

DUAN TITULLIN/ Spalletti do të RINOVOJË me INTERIN përpara FILLIMIT të sezonit

Isa.Autor

Leave a Comment