Futboll Seria A Sport

ZYRTARIZOHET TEK MILAN/ Portieri Maignan ndez ëndrrat e tifozëve: Nuk mund të them shumë, por…

Mike Maignan është zyrtarisht portieri i ri i Milan.

25-vjeçari, i blerë nga Lille për 13 milionë euro plus dy si bonus, ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershorin e 2026-ës.

Maignan ka folur në konferencë për shtyp nga grumbullimi me kombëtaren franceze.

“E ndiqja shumë Milan-in kur isha i ri. Shumë legjenda kanë luajtur te ky klub. Do të shkoj në një kampionat shumë taktik që do të më ndihmojë të përmirësohem akoma më shumë. Nëse kam folur me Leao dhe Rabiot? Po, sigurisht”, ka thënë Maignan.

Për Maldini-n: “Nuk mund t’ju them gjithçka për çfarë kemi folur, por është një projekt ambicioz, jam në një prej klubeve më të mëdha në botë”.

“Italishtja? Dëgjoj Rabiot, akoma nuk e flas. Tani mendoj për Francën, më pas do të mësoj italisht”.

Related posts

GAROI 30 VITE MË PARË NË PISTËN E BELGJIKËS/ Del në shitje makina e parë e Michael Schumacer (FOTO)

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Trajneri Brdari merr lajmin e keq, tre titullarët e Vllaznisë në dyshim të madh për sfidën Shirokit

Delo.autor

E PABESUESHME/ Ndizet sfida në “Old Trafford”, Everton rihap sfidën në 3 minuta ndaj “Djajve të Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment