Bundesliga Futboll Sport

PREZANTOHET TEK BAYERN MUNICH/ Mbrojtësi Richards: Është një ëndërr që kthehet në realitet, jam krenar që…

Omar Richards është një lojtar i ri i Bayern Munich.

Mbrojtësi anglez ka dhënë deklaratat e tij të para për faqen zyrtare të klubit:

“Është një nder i madh për mua, një ëndërr që kthehet në realitet. Jam krenar që mund të vesh fanellën e një prej klubeve më të mëdha në botë”, ka thënë 23-vjeçari.

“Shpresoj ta ndihmoj skuadrën të arrijë suksese të tjerë në të ardhmen. Falënderoj Bayern për besimin që më kanë dhënë, pres me padurim të zbres në fushë”.

Mbrojtësi është transferuar nga Reading te kampionët e Gjermanisë me kosto zero. Lojtari ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2025 dhe do të mbajë fanellën me numrin 3.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Real Madrid gati të nxjerrë katër yje në shitje për të financuar super blerjen, ja emrat…

Delo.autor

Mesfushori shqiptar drejt Beshiktashit, klubi e vlerëson 25 milionë euro

Sadik.Autor

VLLAZNIA NË KOLAPS/ Nis procedimi penal për ish- Administratorin e kuqebluve

Isa.Autor

Leave a Comment