Futboll Sport

3 SKUADRA ME PIKË TË BARABARTA/ Te Danimarka konfirmojnë kualifikimin në… “Livescore” (VIDEO)

Danimarka ka marrë një fitore të rëndësishme ditën e djeshme, teksa ka mposhtur me rezultatin 4-1 Rusinë, duke siguruar kështu kalimin e grupit.

Danezët vinin në këtë ndeshje pas dy humbjeve radhazi dhe shpresat për të kaluar ishin të pakta. Humbja me Finlandën në ndeshjen e parë, ku danezët kishin pësuar një tronditje nga ngjarja që i ndodhi Eriksenit, i bëri pozitat akoma edhe më të vështira. Megjithatë ata nuk u dorëzuan dhe me fitoren e djeshme ia dolën të kualifikohen më tej, për shkak të golavarazhit më të mirë.

As vetë te Danimarka nuk e besonin këtë kualifikim, teksa pas ndeshjes, stafi teknik i nordikëve hap “Livescore” për të parë rezultatin e Finlandës, që u mposht nga Belgjika dhe për t’u siguruar nëse ishin kualifikuar për më tej apo jo.

Related posts

Leo Messi flet për Griezmann dhe zbulon merkaton e Barçës

Sadik.Autor

FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI/ Ndahet nga jeta ish-trajneri i klubit të… (FOTO)

Delo.autor

“Duhen 105 pikë për titullin e Premier League”/ Klopp sqaron deklaratën

Isa.Autor

Leave a Comment