Futboll Sport

“FODEN SI UNË?” Gascoigne godet me komentin epik: Isha më i mirë edhe i dehur në fushë

Paul Gascoigne nuk do të dëgjojë më krahasimet që i bëjnë me Fill Fodenin dhe e ka “vulosur” se cili është futbollisti më i mirë anglez në histori duke thënë: “Askush nuk është më i mirë se unë, edhe kur kam luajtur i dehur”.

Talenti i Mançester Sitit, Fill Foden, krahasohet për stilin e lojës me atë të Gazës, ndërsa krahasimet me heroin e “Angli 1996” janë shtuar akoma më shumë pasi ai stiloi flokët me të njëjtin model si ish-ylli i Totenhemit. Por, i pyetur një ditë më parë për talentin 21-vjeçar të kampionëve të Anglisë, Gaskoin tha:

“Askush nuk krahasohet me mua. Unë mund të mposht këdo edhe me sytë e mbyllur dhe me një shishe uiski brenda meje dhe disa ‘Bakardi Breezer’”. Ndërsa ethet e Europianit nisën për “Tre Luanët”, me fitoren e parë në grup kundër Kroacisë, Gaza mendon se skuadra e Sauthgejtit mund të shkojë deri në fund të kompeticionit nëse ruan qetësinë. Duke folur përballë ish-shokut të skuadrës, portierit Dejvid Siman, Gaskoin shtoi:

“Mendoj pa dyshim që kemi një shans, forca sulmuese është e pabesueshme dhe mbrojtësit do ta shohin këtë. Presioni është më i madh tani pas Botërorit. Finalja luhet në ‘Wembley’ dhe do të varet gjithçka nga mënyra se si ata do të menaxhojnë presionin. Ne kemi një shans të mirë, sepse ky është ndoshta turneu që do t’i afrohemi më shumë që prej 1996-ës. Franca pa dyshim ka një shans të mirë, por Anglia gjithashtu, për sa kohë ata do të përballojnë presionin”.

Sot është 25- vjetori i fitores 2-0 të Anglisë ndaj Skocisë në “Euro 1996”, ku Gaza shënoi golin që ai e quan më të bukurin në karrierën e tij në “Wembley”:

“Terri Vënejbëll ishte një trajner i shkëlqyer. Më kujtohet një natë përpara ndeshjes që nuk më zinte gjumi dhe shkova në dhomën e tij duke qarë dhe i kërkova që të luaj kundër Skocisë të nesërmen. Ai vazhdonte të më thoshte jo, ndërsa unë i lutesha. Në fund u dorëzova dhe u largova, por ai nxori kokën nga dera dhe më tha: ‘Gaza, sigurisht që do të të aktivizoj’”.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Maccabi befason Tottenham me një gol të “çmendur”, por festa nuk zgjat shumë (VIDEO)

Delo.autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Madona refuzoi Jordan për shokun e skuadrës: Ajo e priste me limuzinë që kishte…

Delo.autor

HUMBJA NË FINALEN E SUPERKUPËS SË ITALISË/ Bonucci përgëzon Interin: Ne luftuam, por nuk mjaftoi

Delo.autor

Leave a Comment