Futboll La Liga Sport

“ALO PAULO, JAM SERGIO RAMOS…”/ Zbulohet biseda mes legjendës së Realit dhe drejtorit teknik të Milan-it (VIDEO)

Sergio Ramos është një hap larg PSG dhe pritet që të firmosë për dy sezone me 15 mln euro në vit plus edhe një komision i frikshëm prej 20 mln eurosh në momentin e nënshkrimit…

Shifra të pamundura për këdo, përveç se për sheikët, pasi edhe Manchester City ishte në garë.

Lajmi për kontaktet midis Sergio Ramos dhe Paolo Maldini, disa ditë më parë, ka ndezur dëshirat më të mëdha të shumë tifozëve kuqezi. Për fat të keq, megjithatë, ka qenë gjithmonë një biznes i pamundur.

Milani sigurisht nuk mund të përballojë, nga pikëpamja ekonomike, një legjendë si Sergio Ramos.

Sipas Josep Pedrerol, gazetar dhe drejtori i programit Chiringuito TV, konfirmon dialogun midis Maldini dhe Ramos.

Kjo, përveç deklarimit të kontakteve midis dy palëve, gjithashtu konfirmoi se ish-mbrojtësi i Realit në të vërtetë i kërkoi Milanit një shumë prej 20 milion euro në momentin e nënshkrimit të kontratës, dhe 15 milion euro në sezon.

Shifra të pamundura,  aq sa Maldini ia ka kthyer “nuk jemi gjëkundi kështu me këto shifra! T’i e sheh se çfarë po kalon bota?!”…

Një koment i qartë për pamundësinë e Milanit që të mbyllë këtë operacion. Sipas El Chiringuito Milani ishte klubi i parë që Ramos njoftoi dhe pikërisht Paolo Maldinin.

“Kjo sepse raporet mes tij dhe mbrojtësit legjendar kuqezi janë të shkëlqyera, por edhe me të vëllain e Ramos”.

Related posts

SURPRIZA MOURINHO/ Tottenham ofron 50 milionë euro për talentin italian…

Delo.autor

E BUJSHME/ Postimet e Ronaldos në “Instagram” i shtojnë mijëra para në llogari për 2019 (FOTO)

Delo.autor

ZBULOHET POZA E PARË NË STËRVITJE/ Shikoni si dukej Casillas 1 orë para atakut në zemër (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment