Futboll Sport

ANALIZA/ Nga Botërori te vërshëllimat, sulmuesi Morata kërkon hakmarrjen

Përpara më shumë sesa 3 vitesh, pikërisht më 21 majin e vitit 2018, Alvaro Morata arriti zhgënjimin më të madh të karrierës së tij sportive. Emri i tij nuk ishte mes 23 futbollistëve që grumbulloi Hulen Lopetegui për Botërorin e Rusisë 2018. Ishte një tronditje e madhe, por faza e dytë që bëri me Çelsin ishte arsyeja.

Shpatulla po i shndërrohej në një torturë të vërtetë, por madrileni i ruajti shpresat që ditën e fundit dhe shënoi ndonjë gol. Por Lopetegui nuk ishte shumë i bindur dhe vendosi të mos rrezikonte. Sulmuesi spanjoll e vuajti shumë atë moment.

“Isha totalisht jashtë gjithçkaje. Kisha problem me veten, sepse po filloja të kisha me të gjithë botën. Sulmoja arbitrat, rivalët dhe tifozët. E kuptova që nuk isha shumë i ekuilibruar në ato momente. Nuk kisha fare besim dhe duhet të kalonin disa muaj për të gjetur qetësinë dhe lumturinë. Brenda fushës nuk isha, sepse jashtë saj po. Nuk kisha dëshirë që të stërvitesha dhe as të luaja. Futbolli është gjëja më e bukur, por unë nuk po e shijoja”, ka thënë Alvaro Morata. Nga ajo situatë, sulmuesi spanjoll u rikthye më i fortë se kurrë duke u përballur me problemet si asnjë tjetër. Rrugëtimi i tij drejt Europianit nuk ka qenë aspak i lehtë për sulmuesin e Juventusit.

Ky është kompeticioni i tij i dytë me “Furinë e Kuqe” dhe në Francë ishte goleadori me 3 nga 5 golat. Kurrë nuk ka qenë një goleador i mirë apo një lojtar i paprekshëm që nga koha kur erdhi Luis Enrike. Ai ka luajtur 16 ndeshje nga 27 të mundshme. Dëmtimet dhe vendimet teknike kanë bërë që sulmuesi spanjoll të humbasë 4 grumbullime. Në Europian vjen shumë i kritikuar dhe moralisht jo me formën e duhur.

Në miqësoren e fundit kundër Portugalisë në “Vanda Metropolitano” tifozët nisën ta vërshëllenin dhe ta kritikonin, sepse humbi 3-4 raste të pastra. Por ai kërkon të hakmerret në kuptimin sportiv dhe t’i bëjë të lumtur njëkohësisht tifozët e Spanjës. Alvaro Morata mund të jetë lideri i “Furisë së Kuqe”.

Related posts

HUMBJA KA PASOJA PËR SHQIPËRINË/ Tani duhet t’i rrëmbejë vazon e dytë në shortin e Euro 2024 Serbisë dhe Ukrainës

F.autor

SITUATA E SIKLETSHME E TRAJNERIT/ Pse nuk po funksionon Henry te Monaco?

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Kampionët e Europës mposhtin Salzburg. Atletico dhe Lokomotiva ndajnë pikët

Delo.autor

Leave a Comment