Futboll Sport

ANDRES INIESTA NUK NJEH MOSHË/ Shikoni ekzekutimin perfekt të goditjes së lirë nga mesfushori spanjoll (VIDEO)

Andres Iniesta edhe pse në moshën 37-vjeçare nuk nguron të bëhet protagonist teksa kësaj radhe ka ekzekutuar mjeshtërisht një goditje të lirë duke mos i dhënë asnjë shans pritje portierit.

Mesfushori spanjoll barazoi rezultatin për skuadrën e tij Visel Kobe në sfidën ndaj Urava Reds. Iniesta ekzekutoi saktë një goditje të lirë duke e dërguar topin në krahun e portierit i cili u gjend i papërgatitur.

Ndeshja ishte e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Japonisë teksa skuadra e 37 vjeçarit u eleminua pasi vendasit fituan me rezultatin final të dy ndeshjeve, 4-3.

Iniesta luan tek skuadra japoneze e Visel Kobe që prej vitit 2018 kur u largua nga Barcelona duke u bërë shpesh protagonist në futbollin aziatik.

Related posts

SFIDA NDAJ APOLONISË/ Rikthehen 2 lojtarë, por tek Kukësi ka ankth për 3 titullarët…

Delo.autor

Sot, Schweinsteiger luan duelin kundër Bajernit të Mynihut

Isa.Autor

NUK KA DYSHIME/ Në Itali e bëjnë fakt të kryer, Allegri firmos për 4 vite me Juventus

Delo.autor

Leave a Comment