Futboll Sport

ANALIZA/ U tradhtua nga lojtari më i mirë, ja pse Gjermania e Low u eliminua nga Anglia

Gjermania është jashtë Europianit. Humbja 2-0 ndaj Anglisë bëri që skuadra gjermane të largohet nga turneu në fazën e 1/8-ave.

Ëndrra e trajnerit Joakim Lëv për të fituar trofeun e madh pas atij në 2014-ën, u shua përfundimisht dje në Londër, edhe pse arsyet që sollën këtë eliminim janë të shumta, por në fund gjermanët, ashtu si gjithmonë, dolën me kokën lart nga Uembli mitik ku 25 vite më parë fituan Europianin. Ata luftuan deri në sekondat e fundit, edhe pse kjo nuk mjaftoi.

1.RASTI I MYLERIT :Kishte edhe dhjetë minuta lojë kur Myleri u shfaq i vetëm përballë portierit anglez. Goditja e gjermanit kaloi ngjitur me shtyllën pingule duke bërë që zemra e 45 mijë tifozëve në Uembli të ndalet pak sekonda. Shumë prej tyre ngritën duart për të gëzuar, por topi nuk deshi të hynte brenda. Një rast që ishte si një goditje me thikë në zemër për trajnerin Joakim Lëv që e kishte rikthyer lojtarin në kombëtare vetëm pak javë para turneut, me shpresë që në momente të tilla ai të mos e linte në baltë, edhe pse duhet thënë që Myler ishte jashtë kondicionit të tij fizik për shkak të një dëmtimi në gju dhe dje shtrëngoi dhëmbët për të qenë në fushë.

2.HUMELS DHE LODHJA: Mats Humels ishte deri në momentin para golit të parë një nga lojtarët më të mirë për Gjermaninë. Kejn ishte jashtë orbite dhe kjo falë tij. Por, ashtu si skuadra e tij, edhe lojtari u thye sapo anglezët kaluan në avantazh. Fizikisht skuadra e Lëvit u duk e pafuqishme për të reaguar. Edhe pse këmbë të freskëta hynë në lojë, sërish nuk u pa asnjë ndryshim. Goli i parë i kishte goditur shumë edhe psikologjikisht duke bllokuar çdo muskul.

3.EKSPERIMENTI VERNER DËSHTOI: Jogi Lëv i surpzizoi të gjithë kur në fushë u pa Timo Verner, sulmuesi që në tri ndeshjet e para e nisi nga stoli. Pse pikërisht ndaj Anglisë? Plani i Lëvit ishte që Verner të godiste falë shpejtësisë së tij kundërshtarin, por Timo nuk është një numër 9 tipik dhe i mungon ende eksperienca në ndeshje me peshë. Paçka se rastet për shënim nga Verneri nuk munguan, në minutën e shtatë ai mund të kishte dërguar skuadrën në avantazh por u ndal nga Pikford. Ai dështoi, ashtu si dhe eksperimenti i trajnerit Lëv.

Related posts

Revolucion te Napoli, ja kush do të largohet pas këtij sezoni

Sadik.Autor

MBUNGON ZYRTARIZIMI/ Patrick Schick arrin akordin personal me skuadrën e Bundesligas…

Delo.autor

SKANDALI I PËRDHUNIMIT/ Modelja SEKSI luan “kartën” e të afërmit të CR7, na u fut në DHOMË dhe…

Isa.Autor

Leave a Comment