Futboll Sport

BËN BILANCIN E 15 VITEVE TË TIJ/ Low kujton humbjen më të keqe dhe falënderon Italinë për fitoren e Botërorit

Në konferencën për shtyp të largimit si trajner i Gjermanisë, Joachim Low ka bërë një bilanc të 15 viteve të tij:

“Humbja në 2012-ën kundër Italisë na ka dhënë atë që na duhej, na ka bashkuar përsëri. Ka qenë çelësi për të fituar Botërorin në 2014-ën”, ka thënë trajneri.

“Humbja më e keqe ka qenë me Francën në gjysmëfinalen e Euro 2016. Nëse do të kishim fituar, gjë që ishte e mundur, do të kishim fituar padyshim titullin. Humbja e fundit kundër Anglisë, është një tjetër që më dhemb”, ka shtuar Low.

“Kjo skuadër ka qenë në majë të botës për shumë vite. Është shumë e vështirë të jesh gjithmonë mes katër të parëve në kampionate. Por ia kemi dalë shumë herë. Me stilin tonë dhe futbollin tonë, kemi frymëzuar shumë”.

Related posts

Enrique “harron” Barcelonën/ Spanjolli grumbullon vetëm 2 lojtarë nga skuadra “blaugrana”

Isa.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ FIFA i garanton 25 milionë dollarë, Shqipëria refuzon Botërorin çdo dy vite

Delo.autor

Adonis Stevenson ruan titullin, sfida me Badou Jack mbyllet në barazim

Sadik.Autor

Leave a Comment