Futboll Sport

ANALZION SITUATËN E SPANJËS NË “EURO 2020″/ Legjenda Effenberg: Nëse s’ke madrilenë, nisin telashet

Legjenda gjermane Stefan Effenberg ka analizuar situatën që po kalon Spanja në Kampionatin Europian dhe është i sigurt që e gjitha kjo vjen për faktin se mungojnë liderët dhe lojtarët nga Reali i Madridit. Sipas tij, trajneri do të kishte telashe që në momentin që publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar.

“Nëse nuk grumbullon asnjë futbollist nga Reali i Madridit, atëherë telashet i ke nisur që në momentin e parë të turneut. Mendoj se situata në klubin spanjoll është në limit dhe gjërat janë duke shkuar për keq. Do të ishte njëlloj sikur në kombëtaren e Gjermanisë të mos kishte asnjë lojtar nga Dortmundi”, ka thënë Efenberg.

Megjithatë, gjermani shtoi se në ekip mungojnë futbollistët me karakter. “Unë mendoj se Serxho Ramos do t’i bënte shumë punë Spanjës. Ai do të kontrollonte grupin dhe do të ndihmonte trajnerin Enrike që të punonte më i qetë. Mendoj se gjërat u bënë gabim që në fillim”, përfundoi ai.

Related posts

Notat e lojtarëve: Girona 1-4 Real Madrid, veçohet paraqitja e Gareth Bale

Isa.Autor

I ÇUDITSHËM DHE UNIK/ Jeta dhe karriera e yllit argjentinas së shpejti në një serial

Isa.Autor

THEO IKËN NGA MILANI/ Sulmuesi i kuqezinjve “bekon” mbrojtësin: Të uroj fat

F.autor

Leave a Comment