Futboll La Liga Sport

ANCELOTTI U ZYRTARIZUA TEK REAL MADRID/ Ja telefonata që ndryshoi gjithçka për teknikun italian…

Nuk është as Kon te, as Raul, as Poçetino. Trajneri i ri i Realit të Madridit është Karlo Ançeloti dhe u bë zyrtare ditën e djeshme. Ndryshojnë tërësisht planet e klubit spanjoll për pasardhësin e Zinedin Zidanit, ku italiani ka fituar terren pas një telefonate që pati me presidentin Florentino Perez.

Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Emri i tij nuk po qarkullonte më parë, por vetëm në një ditë ai i kënaqi të gjithë drejtuesit madrilenë dhe fitoi terren për t’u ulur në pankinën e stadiumit “Santiago Bernabeu”. Karleto kurrë nuk i ka mbyllur derën një rikthimi në Madrid dhe në momentin që u telefonua nga numri një i klubit, e mori me shumë qejf një tjetër aventurë në kryeqytetin spanjoll.

PSG-ja nuk e la të lirë Poçetinon dhe opsioni Antonio Konte ishte shumë i vështirë. Ditën e djeshme, Ançeloti ia komunikoi skuadrës së Evertonit dëshirën për t’u larguar dhe për të shkuar te Reali i Madridit. Më vonë erdhi edhe zyrtarizimi. Ai do të qëndrojë për tre vite.

“LA DECIMA”- Karlo Ançeloti është trajneri i famshëm i Champions-it të dhjetë me Realin e Madridit. Ai arriti të triumfonte në Lisbonë kundër Atletikos në një finale të luftuar deri në minutën e fundit. Sezoni i tij i dytë u kushtëzua nga dëmtimi i futbollistëve si Benzema apo Luka Modriç. Pavarësisht luftës së tij në La Liga dhe faktit që shkoi në gjysmëfinale kundër Juventusit, nuk ia doli. Lamtumira e italianit nga Reali ndodhi 6 vite më parë dhe ai u ul në stolin e Bajernit, Napolit dhe Evertonit. Këtë sezon bëri një punë pozitive me skuadrën e Evertonit. Në krye të skuadrës së Realit të Madridit, Karlo Ançeloti qëndroi për 119 ndeshje, arriti 89 fitore, 14 barazime dhe 16 humbje, pra 75% fitore. Interesant është fakti që Ançeloti do të zëvendësojë Zinedin Zidanin, i cili ka qenë ndihmësi i tij në sezonin 2013-2014.

MË I MIRI– Opsioni “Ançeloti” ishte më i miri për Realin e Madridit pasi emrat që u publikuan nuk bindën. Raul Gonzales kishte shumë dëshirë dhe vlerësohej nga brenda klubit, por në fakt ai nuk ka eksperiencën e duhur për të stërvitur kampionët e mëdhenj të Realit. Antonio Konte ishte një trajner i rrezikshëm pasi ka karakter të fortë dhe mund të prishë dhomën e zhveshjes. Lojtarët e Realit nuk janë mësuar që të drejtohen me dorë të hekurt. Duhet më shumë një menaxhues i mirë, një mik i futbollistëve dhe dikush që e njeh ambientin. Ançeloti ishte i duhuri. Bashkë me të rikthehet edhe përgatitësi atletik, Antonio Pintus, i cili ishte pjesë e Interit të Kontes.

Related posts

A KE NJË PARTNER NË JETËN TËNDE? Hygerta Sako: Sa më shumë kalojnë vitet rriten standardet. Nuk dua një mashkull për…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ PORTUGALISË PËR “EURO 2020″/ Trajneri Low: Shtuam një ingranazh për të krijuar më shumë raste

Delo.autor

TËRMET TEK EKIPI ITALIAN/ Presidenti largon 18 futbollistë! Trajneri mbetet me 8 titullarë

Delo.autor

Leave a Comment