Futboll Kategoria Superiore Sport

MENDON PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Kukësi nis “pazarin” tek Kastrioti, janë 2 synimet e verilindorëve…

Largimet e shumta kërkojnë patjetër afrime dhe tek Kukësi nuk duan të humbasin kohë. Fillimisht, verilindorët “pazarin” për sezonin e ri duket se do ta nisin nga Kruja. Burime të besueshme të “Panorama Sport” nga kampi verilindor, pohojnë se kanë nisur interesimin për të marrë shërbimet e sulmuesit të Kastriotit, Devid de Santana Silva. Braziliani shënoi 10 gola këtë sezon me krutanët, duke qenë një nga shtyllat e ekipit të Ndreut dhe cilësitë e tij bën që Kukësi të joshet dhe të tentojë afrimin.

Megjithatë, nuk pritet të jetë një operacion i lehtë afrimi i tij në Kukës, pasi 25- vjeçari është ende nën kontratë me ekipin e Kastriotit dhe nuk duan që ta lëshojnë gratis. Por, informacionet e orëve të fundit pohojnë se Kukësi ia ka dalë të arrijë marrëveshjen me ekipin e Kastriotit për ta marrë sulmuesin dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Verilindorët e shohin De Silvën si zëvendësuesin ideal të Patrik Ezesë, i cili pak ditë më parë u largua drejt Katarit duke sjellë në arkat e kuksianëve 150 mijë euro.

BARDHI – Gjithsesi, braziliani nuk është dëshira e vetme e drejtuesve verilindorë, pasi po tentojnë edhe afrimin e sulmuesit tjetër Patrik Bardhi, i cili është një futbollist i lirë pasi ka mbyllur marrëveshjen me krutanët. Paraqitjet e 23- vjeçarit këtë sezon kanë qenë të mira dhe jo më kot është aktivizuar në plot 32 ndeshje, duke shënuar edhe një gol. Gjithsesi, Bardhi ra më shumë në sy me asistet e tij dhe duke qenë se me Da Silvën merren vesh mirë, në Kukës duan të bëjnë një goditje dyshe këtë merkato dhe të nisin nga ata afrimet e këtij sezoni.

TRAJNERI – Dita e djeshme duhet të vendoste edhe fatin e trajnerit Josa në krye të pankinës, por takimi është shtyrë për sot, për shkak të disa problemeve familjare të trajnerit kryeqytetas, duke e pasur të pamundur për të qenë në takim me drejtuesit. Mësohet se është lënë për ditën e sotme përballja midis palëve, ku edhe do të hidhen në tryezë të gjitha “kartat”, si nga drejtuesit e Kukësit dhe nga vetë Josa.

Gjithsesi, burime të gazetës pohojnë se palët janë më shumë afër marrëveshjes për të vijuar bashkëpunimin sesa larg saj dhe nëse nuk do të ketë ndonjë të papritur, atëherë Mirel Josa do të vijojë të jetë trajner i kësaj skuadre edhe për sezonin e ri. Mësohet se dështimi i sezonit që sapo lamë pas nuk i faturohet teknikut, sepse e mori skuadrën thuajse pa asnjë objektiv dhe mes problemesh të klubit me lojtarët. Mënyra se si tekniku menaxhoi situatën në javët e fundit, është parë me një sy pozitiv në klub dhe gjasat që të vijojë të zbatohet kontrata janë të mëdha.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Haaland, dy gola dhe intervista më e çuditshme e historisë: “Do flesh vetëm sonte?” (VIDEO)

Delo.autor

Olivier Giroud te Chelsea, pritet vetëm zyrtarizimi

Q.Autor

PAS DALJES SË BRITANISË SË MADHE NGA BE/ “Pleshtit” mund t’i ndalohet hyrja në Angli, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment