Futboll La Liga

Fillon operacioni fshesa, Reali e tepron me yjet që nxjerr në merkato

Real Madridi është gati të shesë sulmuesin Gareth Bale këtë merkato me objektivin për t’i investuar paratë e fituara nga uellsiani për të ndërtuar një skuadër të madhe. Bale ka qenë i lidhur ngushtë me një lëvizje larg kampionëve të Spanjës gjatë muajve të fundit.

Manchester United dëshiron të sjellë uellsianin në “Old Trafford”, ndërsa ka shfaqur interes edhe ish-klubi i tij i vjetër, Tottenham. Sipas “AS”, një kthim në Angli është një mundësi për 28-vjeçarin, pasi Real Madridi është gati të shesë këtë verë.

Gjigantët e La Liga duan të bëjnë një revolucion në fund të sezonit dhe disa lojtarë që janë aktivizuar me pikatore do të shiten. Përveç Bale, “AS” raporton, se Mateo Kovacic, Dani Ceballos, Marcos Llorente, Jesus Vallejo dhe Borja Mayoral do të jenë të gjithë në merkato.

Mesfushori Isco gjithashtu mund të shitet dhe paratë nga shitja e tij mund të përdoren për t’i riinvestuar diku tjetër në skuadër. Dëshira e madhe e presidentit Florentino Perez është Neymar, megjithatë nëse ai vendos të largojë disa yje nga skuadra nuk është çudi, që braziliani t’u bashkohet “Los Blancos”

Related posts

KUALIFIKUESET “EURO 2020″/ Reja shpall listën për ndeshjet me Islandën e Moldavinë, ja emrat

Delo.autor

“EURO 2020″/ E pabesueshme, shikoni si Sanches tremb Gjermaninë me një goditje të frikshme (VIDEO)

Delo.autor

PAS ZYRTARIZIMIT TEK “DJAJTË E KUQ”/ Solskjaer konfirmon: Ai duhet të dorëzohet dhe të largohet nga…

Delo.autor

Leave a Comment