Futboll Sport

BËN PARASHIKIMIN E BUJSHËM/ Mourinho: Ronaldo? Ja kur do të largohet nga Portugalia

Jose Mourinho ka folur për Europianin në një intervistë të dhënë për Times. Portugezi ka bërë listën e tij personale të favoritëve.

“Nuk besoj se do të ketë surpriza në Europian”, ka thënë Special One.

“Sipas mendimit tim, Franca, Gjermania, Italia, Belgjika, Spanja, Anglia, Portugalia janë të gjitha në të njëjtin nivel”.

Trajneri i Roma-s ka folur edhe për Cristiano Ronaldo-n.

“Ai i vë vetes një objektiv dhe bën gjithçka për ta arritur. Për shembull, në këtë moment kërkon të thyejë rekordin e Ali Daei. Ai ka shënuar 109 gola, Cristiano 104. Nuk do të largohet nga kombëtarja para se ta ketë thyer këtë rekord. Kështu është i gatuar”, ka thënë Mou.

“Kam respekt për të, por jo vetëm për të. Edhe për lojtarë si Ibrahimovic ose një si Pandev. Ka qenë lojtari im kur fituam Triplete-n dhjetë vite më parë, tani do të luajë në Europian në moshën 38 vjeç”.

Related posts

NIS TË MENDOJË PËR JETËN PËRTEJ FUTBOLLIT/ Portieri Neuer i futet biznesit, “shet” maska në skuadër

Delo.autor

Mbyllet sondazhi i Realit/ Fansat vendosin se cili duhet të jetë pasuesi i Ronaldos

Isa.Autor

ATA DUHET TË JENË TË FOKUSUAR”/ Trajneri i jep urdhër të rreptë ekipit, nuk u lejohet të kërkojnë për…

Delo.autor

Leave a Comment