Futboll Seria A Sport

PRITET ZYRTARIZIMI/ Trajneri italian përgatitet për aventurën e re, merr te klubi i Serisë A edhe Bajramin

Trajneri Alesio Dionisi ka vendosur të largohet nga skuadra e Empolit, teksa po përgatitet për të marrë drejtimin e skuadrës së Sasuolos. Në mediat italiane thuhet se marrëveshja mes palëve është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi tashmë.

Në Itali tashmë kanë zbuluar edhe dëshirat e trajnerit në merkato. Thuhet se Dionisi i ka kërkuar drejtuesve të Sasuolos, t’i afrojnë në skuadër edhe fantazistin e Empolit, Nedim Bajrami.

Shqiptari pëlqehet shumë nga Dionisi, i cili e kishte një titullar të padiskutueshëm në skuadër sezonin e fundit. Drejtuesit e Sasuolos kanë nisur menjëherë nga punë dhe kanë bërë kontaktet e para me përfaqësuesit e lojtarit.

Related posts

U BË HIT NË RRJET/ Arbitrja braziliane poston ftesën tronditëse: Duan që të bëhem… eskortë (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

COVID-19/ Premier League zbulon shifrat, 16% e futbollistëve nuk rezultojnë të vaksinuar

Delo.autor

Maurizio Sarri: Po japim 101%, por nuk dimë a do na mjaftojë

Sadik.Autor

Leave a Comment