Futboll Seria A Sport

BËN PARASHIKIMIN PËR EURO 2020″/ Muourinho: Është e vështirë tu gjesh dobësi, ju tregoj skuadrën pretendente

Edhe pse ka një muaj që është zyrtarizuar, Zhoze Murinjo nuk e ka nisur ende aventurën e tij si trajner i Romës pas disa angazhimeve personale.

Në një intervistë për “The Sun”, Murinjo bëri një parashikim të shkurtër për EURO 2020 dhe u shpreh se do të jetë  i përqendruar tek paraqitja e lojtarëve të Romës në kombëtaren italiane.

“Unë do të kërkoj ndjek me vëmendje lojtarët e mi të Romës Leonardo Spinacolën, Brajan Kristanen dhe Lorenzo Pelegrinin, por Italia është një ekip me një përzierje të mirë të lojtarëve me përvojë dhe djem që dinë të fitojnë.

Roberto Mançini është një menaxher shumë me përvojë, ai kaloi 20 vjet duke stërvitur në ligat më të mira në vendet më të mira dhe po i tregon dita ditës cilësitë e tij si trajner.

Italia ka lojtarë të talentuar, por ata kanë një njohuri shumë të mira taktike. Ata janë në gjendje të luajnë në mënyra të ndryshme.

Roberto po u jep atyre pak më shumë cilësi sulmuese. Mendoj se kjo është cilësia më e mirë që kanë si ekip. Është e vështirë tu gjesh dobësi. Mendoj se Italia do të arrijë në 4-shen e fundit.

Related posts

QESHARAKE/ Aston Villa poshtëron Kampionët e Anglisë dhe luan “tenis” (VIDEO)

Delo.autor

 Memushaj dhe Hysaj nxorrën zbuluar PANUCCIN, dinim të bënim vetëm një skemë…

Isa.Autor

PSG-BAYERN MUNICH/ Boks në stërvitje, ja plani i trajnerit Flick kundër “francezëve”…

Delo.autor

Leave a Comment