Futboll Seria A Sport

ZBULON PIKAT E FORTA DHE TË DOBËTA TË YLLIT BELG/ Sulmuesi Penza: Lukaku ka vetëm një defekt…

Emile Penza, ish-sulmues i Belgjikës, ka folur për pikat e forta dhe të dobëta të Romelu Lukaku-t në një intervistë të dhënë për Het Laatste Nieuës.

Sulmuesi zikaltër, i zgjedhur si lojtari më i mirë i Serisë A, ka vetëm një defekt, sipas ish-lojtarit.

“E vetmja gjë mbi të cilën duhet të punojë Lukaku është loja e tij ajrore”, ka thënë Mpenza. “Lukaku ka gjithçka, me përjashtim të kësaj. Po të ishte i fortë edhe në ajër, do të shënonte dhjetë gola më shumë në sezon”.

Mpenza është shprehur i gatshëm ta ndihmojë:

“Mund të vijë në Anversë ose Knoke për të marrë disa këshilla. Edhe pse do të doja të shkoja unë tek Inter-i. Duhet të më dërgojë vetëm një mesazh dhe do të jem i lumtur të marr makinën dhe të nisem. Do të doja edhe të stërvitesha me atë”.

Related posts

“JAM KËTU, MOS U MËRZIT”/ Futbollisti i Partizanit konfirmon qëndrimin te “Të Kuqtë”

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Liverpool mposht Inter falë dyshes Firmino-Salah në “San Siro”

Delo.autor

KËRKOJNË TA “BLINDOJNË” NË EKIP/ Ja kontrata “GALOPANTE” që “Djajtë e Kuq” i ofron për yllin Rashford

Delo.autor

Leave a Comment