Futboll Sport

BILETAT/ Çmimet stratosferike, ja sa duhet të paguajnë tifozët për sfidat gjysmëfinale të “EURO 2020″…

Ndërsa të gjitha biletat për çerekfinalet janë shitur tashmë, ka nisur edhe shitja e atyre të gjysmëfinaleve, të cilat do të zhvillohen në “Uembli”.

Por, duke parë se kapaciteti i stadiumit nuk do të jetë i plotë, sigurisht që kërkesat e shumta kanë çuar edhe në rritjen automatike të çmimeve të biletave. Për ndeshjet e datave 6 dhe 7 korrik, shuma e parave që duhen paguar për një biletë të kategorisë 1 (ato të tribunës qendrorë) kanë kaluar nga 750 në 1000 euro, ndonëse pritet që ato të mund të rriten edhe më shumë, për të mos menduar për çmimet që mund të kapin në tregun e zi biletat që vetë tifozët mund të shesin, për të përfituar.

Ndërkohë, çmimet e biletave të tjera, të paktën sipas atyre që ka nxjerrë UEFA në shitje variojnë: 195 euro për ato të kategorisë 3 dhe 595 euro për kategorinë 2. Kujtojmë që nga 90 mijë vendet e disponueshme të “Uemblit”, në impiantin mitik pritet të jenë prezentë 64-65 mijë vetë.

Related posts

FITORJA NË DERBI/ Drejtuesit e Tiranës hapin “thesin”. Zbulohet premio për lojtarët bardheblu

Delo.autor

Mbrojtësi shqiptar te Dortmund, përgjigjja vjen nga Gjermania

Sadik.Autor

Can tregon nëse ka nënshkruar me ndonjë skuadër

Q.Autor

Leave a Comment