Futboll Premier League Sport

CARABAO CUP DHE PREMIER NUK MJAFTOJNË/ Paralajmërimi i Al Mubarak: Ky do të ishte gabimi më i madh…

Carabao Cup dhe Premier League nuk i mjaftojnë Manchester City-t. Klubi do më shumë, do të fitojë Champions League.

Finalja e humbur kundër Chelsea-t më 29 maj nuk është gëlltitur akoma nga presidenti Khaldoon Al Mubarak, i cili ka ndërmend ta provojë përsëri vitin e ardhshëm? Në çfarë mënyrë? Natyrisht, duke investuar në merkato…

“Një nga gjërat që kam mësuar gjatë viteve është se duhet të marrësh vazhdimisht talente të reja në skuadër. Veçanërisht kur je në nivele të larta”, ka thënë Al Mubarak për Goal.

“Nuk mund të ndihemi të kënaqur pasi kemi fituar kampionatin. Ky do të ishte gabimi më i madh. Ky është momenti për të dhënë një mesazh të fortë se nuk jemi të kënaqur, se fitorja e kampionatit nuk mjafton”.

“Skuadra është fenomenale, nuk e fiton Premier League dhe arrin finalen e Champions League nëse nuk ke një ekip të jashtëzakonshëm dhe ne e kemi. Do të sjellim cilësi në ekip në disa role kyçe”, ka përfunduar Mubarak.

Related posts

SERIA A/ Gjykata gjobit Agnellin dhe Juventusin

Q.Autor

PORTIERI TER STEGEN BËN GAFËN E MADHE/ Carrasco zhbllokon sfidën nga distanca ndaj Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

“SHMANGU NJË GOL TË SIGURTË”/ Dermaku vlerësohet në Itali: Një bast i fituar i Parmës!

Delo.autor

Leave a Comment