Futboll Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Vllaznia nuk do jetë vetëm në Bosnjë, tifozët nisin organizimin

Vllaznia luan më 8 korrik, ora 21:00, ndeshjen e parë në transfertë kundër Shiroki Brijegut, të vlefshme për Ligën e Konferencës.

Klubi boshnjak ka njoftuar se dyert e të gjitha tribunave të stadiumit “Pecara” do të jenë të hapura. Në dispozicion të tifozëve shkodranë janë vendosur 500 bileta, ndërsa çmimi i njërës prej tyre do të jetë 5 euro.

Interesimi nga tifozët kuqeblu ka nisur në Shkodër, ndërkohë që së fundmi janë vënë në lëvizje edhe agjencitë turistike, duke bërë oferta konkrete për udhëtimin drejt Bosnjës një ditë para ndeshjes.

Related posts

PARA NDESHJES NDAJ KOMBËTARES/ Trajneri i San Marinos: Shqipëria, në të njëjtin nivel me Poloninë

Delo.autor

ZYRTARE/ Chelsea shkarkon trajnerin Conte për të emëruar…

Isa.Autor

PAK DITË PARA FINALES/ Mbyllen bizneset në “Air Albania”! Hapësirat e lokaleve dhe restoraneve u kthehen tifozëve

F.autor

Leave a Comment