Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ Zhgënjeu me paraqitjet tek Inter, mesfushori prezantohet te Atletico Madrid

Xhofri Kondogbia është lojtari më i ri i Atletiko Madrid. Lajmin e këtij transferimi e ka zyrtarizuar vetë klubi nga Madridi, ku kanë komunikuar se është arritur marrëveshja totale me klubin e Valencias për kartonin e mesfushorit francez.

Ish-lojtari i Interit ka firmosur një kontratë deri në vitin 2024. “Los Cholchoneros” kanë arritur të bëjnë për vete një mesfushor me tipare të ngjashme me Tomas Partin i cili u largua në merkaton verore tek klubi i Arsenalit.

Mesfushori francez luajti për 2 sezone me Interin, nga 2015 deri 2017, ku zhgënjeu me paraqitet e tij, ndonëse u afrua me shumë bujë nga Monako.

Kondogbia me Valencian në 2 sezone u aktivizua në 51 sfida në të gjitha kompeticionet ku arriti të shënojë vetëm 2 gola.

Related posts

Robert Lewandowski paralajmëron Real Madridin

Sadik.Autor

PRITEJ TË ISHTE I PRANISHËM PËR SFIDËN NDAJ GJERMANISË/ Kryeministri hungarez anulon vizitën në momentin e fundit, ja shkaku…

Delo.autor

E PAPRITUR/ Napoli i shpëton për fat tragjedisë, ja çfarë ka ndodhur para ndeshjes ndaj Bolognas…

Delo.autor

Leave a Comment