Futboll Sport

COVID-19/ Kaos tek kombëtarja amerikano-jugore, lojtarët refuzojnë të luajnë në kompeticionin e…

Pas shtimit në masivitet të infektimeve me COVID-19 në Brazil, tashmë kompeticioni i Kupës së Amerikës rrezikohet të mos luhet edhe në këtë shtet ndonëse na ndajnë vetëm 9 ditë nga fillimi.

Një situatë kaotike ka ndodhur në Brazil, ku lojtarët e këtyre të fundit refuzojnë të luajnë kompeticionin e njohur. Sakaq trajneri i Brazilit, Tite ka treguar se u ka kërkuar lojtarëve të përqendrohen në maksimum për dy ndeshjet e Kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”, ndaj Ekuadorit dhe Paraguajit dhe më pas do të shihnin se çfarë do të ndodhë me Kupën e Amerikës:

“Futbollistët kanë një mendim dhe kanë komunikuar edhe me presidentin e Federatës, Rozherio Kaboçlo. Ata do të flasin në kohën e duhur, ndaj edhe sot nuk është kapiteni Kazemiro. U kemi kërkuar lojtarëve të përqendrohen tek ndeshja me Ekuadorin.

Duhet të fitojmë këto dy ndeshje. Nuk po i shmangem përgjigjeve, por thjesht po them faktet. Kupa e Amerikës është e rëndësishme, por fillimisht kemi ndeshjen e radhës më të rëndësishme.”

Related posts

Renditja e UEFA-s nga 2009-a deri më sot, Juventus e para mes italianeve

Q.Autor

“DETYRA IME ËSHTË TË MENDOJ PËR LOJËN”/ Koeman: Të jemi realistë, kjo Barcelonë nuk mund të fitojë shumë gjëra

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Afron marrëveshja e Juventus me yllin Dybala, ja data dhe shifrat…

Delo.autor

Leave a Comment