Futboll Seria A Sport

RRËFIMI I SULMUESIT SAELEMAEKERS/ Përqafimi i papritur me CR7 dhe “frika” për t’u shoqëruar me Lukaku-n

Sulmuesi i Milan-it, Alexis Saelemaekers, ka bërë disa deklarata interesante në intervistën e dhënë për Eleven Sports Belgium.

Ylli i kuqezinjve ka folur për shokun e tij të kombëtares Romelu Lukaku:

“Në disa aspekte është armiku im më i keq. Por njëkohësisht është një nga miqtë e mi më të mirë në Milano. Por, nuk mund të dalim bashkë: në Milano futbolli është si një fe. Nëse tifozët do të na shikonin bashkë, do të zemëroheshin. Është një njeri i madh nje futbollist i mirë”, ka thënë Saelemakers.

Për Ronaldo-n:

“Në ndeshjen time të dytë ose të tretë me Milan-in, më ka përqafuar. Jam rritur duke patur atë një nga idhujt e mi. Nuk më njihte, por ka mësuar për transferimin tim te Milan dhe më ka uruar për këtë. Nuk do ta besoje kurrë që një lojtar i tillë të ishte aq i përulur. Një çmenduri”.

Related posts

DUELI “HOT”/ Pas GREORGINËS: Në Venecia për ta rivalizuar shkon “BOMBA IRINA” (FOTO)

Isa.Autor

JUVENTUSI TËRBON MILANIN/ Bardhezinjtë i rrëmbejnë nga duart yllin e madh

Isa.Autor

ITALI-ANGLI/ Kampionët e “Azzurrë” të 1982 letër kombëtares së Mancinit përpara finales: Guxoni dhe ëndërroni…

Delo.autor

Leave a Comment