Futboll Seria A Sport

DEKLARATË LAMTUMIRE PËR INTER/ Mesfushori Vidal: Ja dy shtetet ku dua të vazhdoj karrierën

Arturo Vidal i cili është i impenjuar me Kilin e tij në Kupën e Amerikës, ka folur për të ardhmen e tij në mikrofonat e “TUDN”, duke deklaruar se ka dëshirë të luajë në Meksikë ose në SHBA:

“Po pres që të shohë çfarë do të ndodhë. Nuk e kam fshehur kurrë dëshirën për të luajtur në Meksikë ose SHBA. Uroj që një ditë ta kem mundësinë për të luajtur në këto shtete.”, përfundon Arturo Vidal.

Kujtojmë që Vidal ka oferta edhe në Europë, ku përveç Marsejës së Sampaolit, për të ka shprehur interes dhe skuadra turke e Trabzonsporit.

Me Interin sezonin e kaluar, kiliani u aktivizua në total në të gjitha kompeticionet në 30 ndeshje nga ku realizoi 2 gola dhe dhuroi dhe dy asist.

Related posts

FRIKA NGA KORONAVIRUSI/ Moto GP, anullohet gara e Çmimit të Madh të Katarit (FOTO)

Delo.autor

Panuçi: Skuadra gjeti shpirtin, nëse djemtë nuk i kam pas vetes, atëherë…

Isa.Autor

INVESTIM PREJ 13 MILIONË EUROSH/ Shikoni hotelin e ri të Ronaldos në mes të Madridit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment