Futboll La Liga Sport

DHJETË VITE DHE 4 CHAMPIONS/ Varane e ka ndarë mendjen. Ja se sa kërkon Real Madrid…

Aventura e Varane te Real Madrid thuajse ka mbaruar. Një vit përpara skadimit të kontratës, francezi ka kërkuar largimin dhe “Blancos”, për të mos rrezikuar një tjetër rast Sergio Ramos, e kanë nxjerrë në merkato.

Tre klube të interesuara deri tani: Manchester City, Chelsea dhe PSG. Sipas programit El Chiringuito, skuadra madrilene kërkon të përfitojë të paktën 60 mln euro nga shitja e francezit, edhe pse duket e vështirë që të dikush të ofrojë atë shumë duke ditur se pas 1 viti mund ta marrë falas ose në janar për një shumë të vogël rreth 10-15 mln euro.

Varane ka plot 10 vite te Real Madrid që kur galaktikët e blenë për 10 mln euro te Lens në vitin 2011.

Këtë sezon luajti 31 ndeshje duke shënuar edhe dy gola. Varane fitoi edhe 4 Champions me Realin.

Related posts

Deklarata shokuese e Gjermanit: U gëzova kur na eleminoi Italia në Botërorin e 2006!

Q.Autor

“SA I KEQ QË JE, JASHTË!”/ Zemërimi i Bale duket në fytyrën e tij (VIDEO)

Delo.autor

SERIE A/ Të gjithë prozhektorët te Donnarumma, por Milani nuk ka asnjë ofertë

Sadik.Autor

Leave a Comment