Europa League Futboll

Atletico-Sporting, portugezët sfidojnë favoritët

Atletico Madrid konsiderohet si ekipi favorit për ta fituar Europa League dhe, pasi ka shkatërruar Lokomotivën e Moskës në dy ndeshjet e luajtura kundër tyre në 1/8-at, do të kthehen në fushë mbrëmjen e së enjtes për të luajtur takimin e parë çerekfinal kundër Sporting në Europa League.

Sporting
Portugezët mund të thuhet se kanë bërë një paraqitje dinjitoze në Champions League, në një grup ku ishin edhe Barcelona me Juventus. Gjithsesi, ata kanë pasur probleme në këtë fazë të fundit të sezonit. Ëndrra e lojtarëve të Jorge Jesus për të fituar titullin në Portugalia ka marrë një goditje të rëndë pas humbjes 1-0 të pësuar fundjavën e kaluar kundër Braga-s, që i ka dërguar ata pesë pikë larg vendit të dytë dhe gjashtë larg të parit. Gjithashtu, ata kanë rrezikuar të eliminohen nga Viktoria Plzen në raundin paraardhës dhe kanë siguruar kualifikimin falë një golit të Battaglia-s në minutën e 107-të të kohës shtesë.

Atletico
Për këto arsye, Atletico Madrid i Diego Simeone-s është më shumë se favorit në përballjen me portugezët. Spanjollët do të kenë në dispozicion yllin e sulmit të tyre, Antoine Griezmann, pasi ky i fundit nuk luajtur në ndeshjen e fundjavës së kaluar, të fituar me rezultatin e ngushtë 1-0 nga Atletico kundër Deportivo La Coruna-s. “Colchonero”-s janë padyshim ekipi favorit për ta fituar kompeticionin.

Shifra dhe Fakte 
– Këto dy skuadra janë përballur në 1/8-at e Europa League tetë vite më parë.
– Nuk ka pasur asnjë fitues në ato dy ndeshje, por Atletico u kualifikuar falë rregullit të golit në transfertë pas barazimit 2-2 të marrë në Spanjë.

– Atë vit, Atletico fitoi titullin duke mundur 2-1 në finale ekipin e Fulham.
– Madrilenët kanë fituar 21 nga 24 ndeshjet e fundit që kanë luajtur në Europa League.

Related posts

PRITET RIFILLIMI I KAMPIONATIT/ Ja oraret e ndeshjeve të javës së 27-të të Superiores

Delo.autor

Ikona e Anglisë shpërthen në kritika ndaj Granit Xhakës: Është një…

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Dy shqiptarë në gjysmëfinale, ja kur do të zhvillohen përballjet…

Delo.autor

Leave a Comment