Futboll Sport

“DO FITOJË PËRMETI ME PENALLTI”/ Përgjimet e SPAK që çuan në pranga arbitrin dhe zyrtarin e klubit të futbollit

Fitorja e Përmetit në ndeshjen me Selenicën, e cila ka rezultuar se ishte një rezultat i paracaktuar ka çuar në pranga arbitrin Qerim Ruçi, si dhe Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, të dy të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim.

Sipas hetimeve të SPAK, nga përgjimet e kryera rezulton se ishte paracaktuar finalja e kësaj përballje.

Zyrtarët kishin rënë dakort që nga kjo ndeshje do të fitonte Përmeti me rezultatin 1-0, me penallti.

Siç ka rezultuar në përgjimet e kryera të SPAK ndaj zyrtarëve, ashtu ndodhi edhe në realitet.

Arbitri dhe zyrtari i klubit të futbollit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin lejuan paracaktimin e ndeshjes.

Nga nje hulumtim i shpejt në sistem rezulton që ndeshja e vetme që gjyqtari Ruçi ka arbitruar si kryesor është Selenica-Permeti.

Related posts

Gattuso: Nuk luajmë si skuadër, rrezikojmë një tjetër turpërim

Q.Autor

DHUNA NDAJ GJYGTARIT/ Kreu i shoqatës “plas” bombën: Jeta e arbitrave në rrezik, kërkojmë me…

Delo.autor

FORMULA 1/ Piastri bën fenomenin në Katar, fiton garën e sprint dhe pastaj merr edhe pole-position

F.autor

Leave a Comment