Futboll Sport

KRITIKON ASHPËR YLLIN HARRY KANE/ Roy Keane: Thjesht shëtit fanellën, një hije që ecën në këmbë…

Nuk është e lehtë të shkosh në një turne të madh me shpërqendrimin e merkatos. Imagjinoni nëse keni mbi supe peshën e pritjeve të një kombi të tërë. Harry Kane po kalon një moment shumë të komplikuar dhe ndeshja kundër Skocisë, në të cilën u zëvendësua, e konfirmon këtë. A po krijon probleme për qendërsulmuesin mendimi i vazhdueshëm për ta lënë Tottenham? Kjo është ajo që mendojnë Roy Keane dhe Graeme Souness. Një irlandez dhe një skocez, të dy janë sigurisht të lumtur me një figurë të keqe nga Anglia.

Kritikat i fillon Keane, i cili, si zakonisht, nuk e “kafshon gjuhën”: Ai tha se dëshiron të largohet nga Tottenham dhe ndoshta kjo e ka shpërqendruar. Mund të jetë diçka që ta heq energjinë, duke menduar se dëshiron të ndryshosh skuadër, ose të flasësh me një klub tjetër. Kjo nuk e ndihmon një futbollist. Harry nuk është në gjendje të arrijë shpejtësinë e tij dhe vetëm ecën në këmbë gjatë gjithë lojës.

Nëse Anglia do të garojë për të fituar Kampionatin Europian, ylli i saj duhet të shkëlqejë. Ne kemi parë Lukaku dhe De Bruyne duke bërë mrekulli, si dhe Ronaldon. Kane nuk është në më të mirën e tij. Jam i lumtur që Gareth e zëvendësoi atë, sepse ka njerëz që thonë se Kane nuk mund të hiqet nga formacioni, sepse është ylli, futbollisti kryesor. Por, nëse nuk luan, ndryshon situate. Rashford i dha pak më shumë energji Anglisë, por jo sa duhet”.

Souness, gjithashtu ndan të njëjtën ide, duke shijuar barazimin dhe duke ngacmuar kundërshtarët e tij: “Mbrojtësit skocezë kishin një mbrëmje të lehtë, Kane dukej si hija e lojtarit që është në të vërtetë. Janë dy ndeshje që themi se vetëm ecën në këmbë, i mungon entuziasmi. Unë e di që një qendërsulmues numëron 90 për qind të kohës pasimet që merr. Ai nuk ka shumë ndihmë nga mesfusha, ky repart nuk funksionon. Sidoqoftë, Kane duket i lodhur dhe mendon për një transferim të madh në verë. Ai duhet të zgjohet, është i vetmi lojtar i Anglisë që në këtë nivel shënon rregullisht. Dhe nëse nuk e bën në këtë turne, Anglia nuk do të shkojë larg”.

Related posts

VIDEO/ Grushta, shkelma dhe kapje prej fyti. Ndeshja e Kupës së Rusisë degjeneron në sherr

F.autor

Jo vetëm “sherre”/ Balotelli futet në histori për…

Q.Autor

“JASHTËTOKËSORI” PO PUSHTON BOTËN/ Golat me penallti, Messi i treti në histori. Ja statistikat

Delo.autor

Leave a Comment