Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Igli Tare kërkon të bëjë goditjen e madhe me parametra zero, synon të rikthejë në Serinë A…

Stevan Jovetiç të cilit i ka skaduar kontrata me skuadrën e Monakos është në radarët e Lacios.

Sipas asaj që shkruan iberikja “El Mundo Deportivo”, në shënjestrën e ish-sulmuesit të Interit ndodhet Lacio me Igli Taren që po e ndjek me interes për të tentuar goditjen e madhe me parametra zero.

Pas 31-vjeçarit është dhe klubi spanjoll i Granadës, por malazezi nuk do t’i thonte “JO” një rikthimi të tij në Serinë A ku më parë ka mbajtur veshur fanellat e Fiorentinës dhe Interit. Në këtë sezon me skuadrën nga Principata, Jovetiç ka koleksionuar gjithsej 33 prezenca nga ku e ka tundur 7 herë rrjetën dhe ka dhuruar dhe një asist.

Related posts

Gianluca Curci: Karius e kanë bërë portier me zor, nuk të ecën gjithmonë fati

Sadik.Autor

RIKUPERIM NË KOHË REKORD/ U dëmtua me Kombëtaren, mbrojtësi i surprizon të gjithë. Ja kur pritet të luajë…

Delo.autor

Iku Ronaldo, Georgina ekspozohet për herë të fundit në Botëror (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment