Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Nuk pranonte të rinovonte me pagë të ulët, Reali merr vendimin drastik për Ramos

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, Reali i Madridit ka tërhequr ofertën e saj të rinovimit për kapitenin Serxho Ramos.

Sipas asaj që shkruan “El Mundo Deportivo”, mbrojtësi 35-vjeçar kishte refuzuar ofertën e ulët të madrilenëve për të rinovuar edhe me një vit, kontrata e së cilit i përfundon në fund të këtij muaji.

Por presidenti i klubit merengues është i prerë dhe sipas medias iberike thuhet se oferta e rinovimit i ka skaduar me kohë. Nuk dihet ende sesi do të jetë e ardhmja e veteranit spanjoll, por mesa duket do të jetë larg kryeqytetit spanjoll dhe gjatë këtij sezoni që përfundoi me klubin mbretëror Ramos ka regjistruar 21 ndeshje nga ku ka realizuar 4 gola dhe ka dhuruar 1 asist.

Related posts

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta mamaja e Klopp. Por trajneri nuk shkon dot në Gjermani, ja shkaku…

Delo.autor

PJESË E NJË RRJETI TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Arrestohet nga policia ish-sulmuesi i Real Madrid…

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Skënderbeu: Starton pjesa e dytë, Shehi kryen 2 zëvendësime (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment