Futboll Sport

E BUJSHME/ Në Turqi e bëjnë fakt të kryer, sulmuesi Bregu arrin akordin me klubin e Ligës së Parë…

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat turke ditën e sotme. Sipas “koroglugazetes.com”, ylli i Teutës, Dejvi Bregu, ka arritur marrëveshjen me klubin e Bolusporit që militon në Ligën e Parë turke.

Edhe pse 25-vjeçari ka edhe 1 vit kontratë me klubin durrsak, në Turqi e bëjnë fakt të kryer se Bregu do të veshë fanellën e Bolusporit.

Vlonjati në sezonin që sapo u mbyll u aktivizua 35 ndeshje me “Djemtë e Detit” ku shënoi 13 gola dhe dha 8 asiste. Vlen të theksohet fakti se Teuta në raundin e parë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve, do të përballet me moldavët e Sherif Tiraspol, teksa do të tentojë të marrë më të mirën nga kjo përballje.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Nëse dështon transferimi i Higuain, Chelsea do të hidhet pas këtij sulmuesi

Delo.autor

“MARKA E SHTETRVE”/ Strategji e klubeve europiane dhe qeverive. Barcelona u bë e fundit që iu bashkua një sërë skuadrave të mëdha

F.autor

KALON LEGJENDËN PAULO MALDINI/ Flet “Gardiani” Buffon: Nuk e kisha imagjinuar kurrë se… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment