Futboll Sport

BËN PARASHIKIMIN PËR “EURO 2020″/ Zambrotta: Kjo mund të jetë surpriza e Europianit

Gianluca Zambrotta, ish-mbrojtës i Italisë, Juventus dhe Milan, ka folur për Euro 2020, duke bërë edhe një parashikim mbi atë që mund të jetë kombëtarja surprizë.

“Në përgjithësi ka skuadra më të kompletuara se Italia. Franca është kampionia e botës në fuqi, Portugalia është kampionia e Europës, Belgjika dhe Anglia kanë futbollistë që luajnë në nivele të larta”, ka thënë Zambrotta.

“Mendoj se Italia mund të luajë si e barabartë me këto dhe se mund të shkojë deri në fund. Më pas, mund të ndodhë gjithmonë diçka e ngjashme me 2004-ën, kur Greqia arriti të fitonte kundër çdo parashikimi”.

Në lidhje me atë që mund të jetë surpriza e Europianit:

“Them Polonia, që ka Lewandowski-n në radhët e saj, por ka edhe të tjera që kanë futbollistë cilësorë dhe që mund të përmbysin çdo parashikim”.

Related posts

Liverpooli hidhet në sulm, ja 5 lojtarët që mund të zëvendësojnë Coutinhon

Q.Autor

“BABAI QAU PAS NDESHJES”/ Rrëfimi unik i Asanit: Kombëtarja është jetë, ju tregoj sekretin e golit me Poloninë

F.autor

Belen shfryn ndaj komentuesve: Oh nëna ime çfarë njerëzish, na keni çarë b*thën…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment