Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Mbrojtësi Hysaj akord me Lazion, pritet vetëm zyrtarizimi tek skuadra e Sarrit

Lajm i bujshëm nga Italia, Elseid Hysaj akord me Lacion. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se mbrojtësi i Kombëtares, do të vijojë karrierën në klubin kryeqytetas, duke i dhënë kështu fund aventurës me Napolin.

Gazeta zbulon se palët kanë arritur akordin, teksa në orët e ardhshme pritet zyrtarizimi i Hysajt me fanellën e Lacios. Mbrojtësi shqiptar do të gjejë tek të kaltrit trajnerin Mauricio Sarri, i cili pak javë më parë mori drejtimin e të kaltërve pas largimit të Inzagit drejt Interit.

Me fanellën e Napolit, 27-vjeçari u aktivizua plot 6 sezone, teksa arriti të realizonte vetëm një gol. Më herët Hysaj ka qenë pjesë e Empolit që asokohe drejtohet nga Sarri. Me transferimin te Napoli, trajneri mori me vete edhe mbrojtësin shqiptar, teksa tashmë do të punojnë sërish së bashku te skuadra e Lacios.

Hysaj pritet të firmosë një kontratë 4-vjeçare, me opsion edhe për një vit tjetër shtesë.

Related posts

Goli me roveshatë ndaj Mançesterit, flet Shaqiri: Topi ishte i përsosur…

Sadik.Autor

PREZANTIMI I TRAJNERIT TË RI TEK BAYERN/ Kahn rrit presionin ndaj Nagelsmann: Ja çfarë presim nga ai

Delo.autor

TRI HUMBJE RADHAZI/ Murinjon nuk e mbajnë nervat me gazetarin: Ti nuk meriton…

Delo.autor

Leave a Comment