Futboll Sport

KJO NUK PRITEJ/ PËRJASHTIMI nga UFC-ja: Merret VENDIMI për McGregor dhe Khabib

Nuk do të ketë përjashtim të Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov nga UFC. Të paktën kështu ka vendosur Komisioni i Atletikës në Nevada i cili ka hedhur poshtë vendimin e UFC për t’i përjashtuar dy sportistët të cilët u bënë shkak i grindjes në Oktagonin e Las Vegasit mbrëmjen e 6 tetorit.

Megjithatë, ky nuk është vendimi final, pasi Komisioni ka vendosur që në muajin dhjetor të mbahet një seancë dëgjimore me dy sportistët dhe avokatët e tyre mbrojtës për të marrë më pas një vendim final.

NSAC kishte pezulluar përkohësisht Nurmagomedov dhe McGregor më 15 tetor, por duket se presioni i Khabib për tu larguar nga UFC ka detyruar Komisionin të tërhiqet për të marrë një vendim më të studiuar.

Kaosi shpërtheu pasi Nurmagomedov mbrojti titullin si kampion i peshave të lehta, pasi mposhti në raundin e katërt Conor McGregor. Anëtarët e ekipit të Nurmagomedov pastaj hynë në kafaz dhe u përleshën me McGregor.

Tre anëtarë të ekipit të Nurmagomedov u arrestuan pas përleshje, por u liruan më vonë pasi McGregor refuzoi të ngrinte akuza.

Related posts

EKSOD TEK REALI/ Fulham bën “pazar” në Spanjë, kërkon mbrojtësin madrilen

Isa.Autor

SHOKOHET ICARDI/ Uanda NARA: Nuk jam vetëm gruaja e MAUROS, kam plane…

Isa.Autor

AKORDI LAUTARO-BARCELONA/ ​​5 lojtarë Blaugrana janë vendosur në tryezën e Interit, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment