Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Zbulohet prapaskena, Inter kishte kontaktuar Ancelotti-n si pasues të Contes

Karlo Ançeloti u zyrtarizua ditë më parë si trajner i Realit të Madridit, duke u rikthyer përsëri tek klubi mbretëror për një aventurë të dytë.

E përditshmja sportive iberike “AS” hedh “bombën” ku thotë se Karlo Ançeloti ka qenë në radarët e Interit pasi nga zikaltërit u largua Antonio Konte.

Sipas “AS”, drejtuesit e klubit të Interit kanë kontaktuar ish-trajnerin e Evertonit dhe Milanit, por një kalim i tij tek skuadra e Zhang do të bëhej që të “tradhtonte” ngjyrat kuqezi nga ku përgjigja e tij ka qenë e menjëhershme duke refuzuar pankinën e Interit.

Related posts

LUAJTI SEZONIN E FUNDIT ME LAÇIN/ Sulmuesi zgjidhet golashënuesi më i mirë i dekadës së fundit në… (FOTO)

Delo.autor

LIVERPOOL PËRGATITET PËR FESTËN E TITULLIT/ Çmime stratosferike për biletat e ndeshjes me Tottenham

F.autor

Arsenal 3:2 Southampton, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

Leave a Comment