Futboll Kategoria Superiore Sport

“SHUMË SHPEJT…”/ U largua nga Partizani në merkaton e dimrit, sulmuesi Solomon jep “sinjale” rikthimi

Theofilius Solomon u largua nga Partizani në merkaton e dimrit. Sulmuesi afrikan duket se nuk i harron të kuqtë. Përmes një komunikimi në “Instagram” me ndjekësit e tij, ai pyetet se kur do të vijë sërish në Shqipëri, teksa përgjigjja e tij është e shkurtër:

“Shumë shpejt…”. Një ndjekës tjetër ka kuriozitet për aventurën e sulmuesit te Partizani. E për këtë, Solomon përgjigjet:

“Më mungon shumë Partizani”. Solomon u transferua tek ekipi Al-Qadsia në Kuvajt, ekip në të cilin bën pjesë dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe ish-mbrojtësi i Partizanit, Lorenc Trashi. Solomon, madje, arriti edhe të shënojë me fanellën e Al-Qadsia, por në fund klubi vendosi të mos i rinovojë kontratën.

Related posts

E FUNDIT/ Man United zyrtarizon sot Alexis Sanchez, kjo është paga marramendëse

Q.Autor

“NUK KEMI ASNJË LLOJ KRIZE”/ Flet trajneri Starova: Ja çfarë nuk shkoi ndaj Luftëtarit

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Lazio në “San Siro”. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment