Futboll Kategoria Superiore Sport

E BUJSHME/ Ofertë joshëse, Agim Ibraimi gati të lërë Kukësin për një tjetër klub. Ja prapaskenat…

Agim Ibraimi mund të jetë goditja e madhe e Dinamos në merkaton e verës.

“Panorama Sport” ka mësuar nga burime të sigurta në klubin blu se së fundmi fantazistit që mbylli sezonin me Kukësin i është bërë një ofertë joshëse dhe gjasat janë që ai të thotë “po”.

Në sezonin e tij të parë në Superiore, Ibraimi shkëlqeu me verilindorët, duke shënuar në kampionatin e fundit 15 gola, vetëm një më pak se Dejvi Bregu, i cili fitoi “Këpucën e Artë”. Nga sa mësohet, 32- vjeçari ka disa ditë që ka negociuar me drejtuesit blu, por për momentin nuk mund të flitet për një akord final.

Ibraimi është nën kontratë me Kukësin deri në fund të këtij muaji dhe kësisoj nuk mund të bëjë asnjë lëvizje zyrtare. Megjithatë, ai ka marrë tashmë ofertën zyrtare të bluve dhe duket se është joshur nga projekti që ka Dinamo për sezonin e ri.

Ibraimi ka edhe oferta të tjera në këtë periudhë, por dinamovitët e rikthyer në Superiore, duan që ta bindin me çdo kusht. Presidenti Ardjan Bardhi mund të bëjë një sforco ekonomike, në mënyrë që trajneri Shkëmbi të ketë një lider për t’u bazuar në sulm për sezonin e ri.

SITUATA – Në lidhje me të ardhmen, vetë Ibraimi ka thënë se zgjedhja e parë mbetet Kukësi. “Në aspektin individual jam i kënaqur, por nuk patëm sukses si skuadër. Nuk e di nëse do të vazhdojë tek Kukësi. Kam dhe oferta të tjera dhe më kanë kontaktuar ekipet të Superiores, por në ‘pole position’ është Kukësi. Edhe nga Indonezia dhe Azerbajxhani më kanë kontaktuar së fundmi, por të shohim, sepse vera është e gjatë”, ka thënë Ibraimi kur është pyetur për të ardhmen.

Për fantazistin është përfolur edhe interesimi i Tiranës dhe Partizanit, por duket se gjërat më konkrete tashmë janë pikërisht me Dinamon. Megjithatë, duhet pritur të paktën edhe dy javë për këtë “operacion”, pasi në fillim të korrikut Ibraimi del lojtar i lirë. Deri më tani blutë kanë arritur akordin me lojtarë si Patrik Bardhi, Dorian Kërçiku, Marin Abazaj, Enis Gavazaj, Romeo Harizaj, Rimal Haxhiu, Stefen Çinedu dhe Eni Imami.

Related posts

PREMTIMI I MESSIT PËR CHAMPIONS LEAGUE/ Suarez e mbështet

Delo.autor

Kampionati i transfertave, Lushnja kompleton kuadrin

Q.Autor

Trajneri i Kroacisë flet pas ndeshjes me Francën: Kërkoj falje pasi ne…

Isa.Autor

Leave a Comment