Futboll Kategoria Superiore Sport

MENDON PËR SEZONIN E RI/ “Trafik” në mesfushë, Partizani po merr formë. Ja lëvizjet e “Demave të Kuq”…

Pas shumë ditësh inaktivitet, te Partizani filluan lëvizjet dhe skuadra po merr formë dita-ditës. Fillimisht u afrua Emiljano Musta me një kontratë 2- vjeçare.

Një investim rreth 90 mijë euro për një lojtar që mund të mbulojë disa pozicione. 29-vjeçari është i aftë të luajë edhe si mbrojtës i majtë, edhe si sulmues i këtij krahu, një lojtar shumë i rëndësishëm për Dajën. Pas Mustës, Partizani zyrtarizoi Herald Markun. 25- vjeçari pritet të jetë protagonist në mesfushë, aty ku shkëlqeu me Vllazninë sezonin e shkuar. Në rast se Marku ripërsërit edicionin e shkuar, patjetër që do të ishte një sukses për Partizanin. Ndërsa ditën e premte, u zyrtarizua edhe firma me Dajan Shehin.

Është e vështirë që në treg të gjesh qendërmbrojtës cilësore dhe relativisht të rinj në moshë, por Partizani e gjeti dhe firmosi për 2 vite (+1 vit opsion rinovimi) me Shehin, 24- vjeçarin i cili bëri paraqitje të mira edicionin e shkuar. Të tre këta futbollistë parashikohen titullarë në formacionin e Dajës.

TRAFIKU NË MESFUSHË

Me rinovimin e Brojës, tashmë në mesfushë, ka shumë alternativa, sa është krijuar një “trafik” dhe një rivalitet i fortë. Konkurrenca është shtuar ndjeshëm dhe mjafton për të përmendur emrat e këtij reparti për tri pozicione titullari. Mala, Broja, Bardhi, Kote, Hasani, Murataj dhe Marku janë në garë me njëri-tjetrin për tri vende në mesfushë. Me shumë mundësi, Daja do të luajë me Brojën para mbrojtjes, dhe me Bardhin e Markun si organizatorë. Kjo vendosje e mundshme, mund të sjellë dhe pakënaqësi në kampin e kuq, pasi emra si Murataj dhe Hasani preferojnë të luajnë titullarë.

Related posts

Zhgënjeu përballë Islandës, Messi flet pas ndeshjes dhe merr përsipër…

Sadik.Autor

KJO NUK PRITEJ/ NEYMAR rikthehet te Barcelona? Vjen përgjigja zyrtare nga Spanja

Isa.Autor

Maradona sulmon Sampaolin: Problemet nuk zgjidhen me kompjutera dhe me…

Isa.Autor

Leave a Comment