Futboll Kategoria Superiore Sport

E BUJSHME/ Pezullohet ankandi për shitjen e Vllaznisë, ja urdhri për Bashkinë e Shkodrës…

Është pezulluar sërish ankandi për Vllazninë. Komisioni i Prokurimit Publik ka urdhëruar Bashkinë Shkodër të pezullojë çdo procedurë dhe të mos kryejë asnjë veprim deri në shqyrtimin e ankesës së bërë dhe marrjen e një vendimi përfundimtar.

Kjo ka ndodhur për shkak të kërkesës së bërë nga Almiro Gurakuqi, e cila është konform ligjit sipas Komisionit. Në këto rrethana, është vendosur që të kalohet në shqyrtim ankesa e paraqitur nga ky subjekt, pezullimin e procesit dhe moskryerjen e asnjë veprimi nga autoriteti shitës.

Gjithashtu i është dhënë si detyrim Bashkisë së Shkodrës për të dërguar informacionin për procedurën e ndjekur për ankandin, të jepen argumentet dhe pretendimet e subjektit që është ankuar dhe detaje të tjera të procesit. Autoriteti shitës, në këtë situatë Bashkia Shkodër duhet ët paraqesë dokumentet e kërkuara brenda një afati kohor dhe më pas Prokurimi Publik do të japë vendimin për vazhdimin e ankandit të Vllaznisë apo rikthimin nga e para.

Related posts

“MEZI PRISJA TË LUAJA NDESHJE TË PLOTA ME TIRANËN”/ Sulmuesi Muçi: Ju tregoj synimin dhe ëndrrën që kam

Delo.autor

REAGON ASHPËR NDAJ TIFOZËVE TË “3 LUANËVE”/ Harry Kane: Nëse sulmoni lojtarët, nuk jeni…

Delo.autor

Përplasja me Vesinon, dëmtimi i Manxukiçit ishte i vjetër (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment