Futboll Seria A Sport

E BUJSHME TEK MILAN/ Klubi “Kuqezi” konfirmon, operohet bomberi Ibrahimovic. Ja kur pritet të kthehet…

“AC Milan njofton se sot, Zlatan Ibrahimoviç iu nënshtrua një operacioni artroskopik të gjurit në Spitalin Ndërkombëtar të UPMC Salvator Mundi në Romë.

Operacioni i përbashkët i pastrimit u krye me sukses nga kirurgët Volker Musahl dhe Fabrizio Margheritini, në prani të drejtorit mjekësor të kuqezinjve Stefano Mazzoni dhe këshilltarit ortopedik të klubit Roberto Pozzoni. Zlatan është mirë dhe menjëherë do të fillojë procesin e rehabilitimit”.

Me këtë komunikatë të gjatë, Milani ka lajmëruar operacionin e kryer sot nga Ibrahimovic në gjurin e tij të majtë pasi siç duket ishte rruga e vetme.

Tani nuk dihen ende me saktësi kohët e rikthimit që mund të shkojnë edhe më shumë se 2 muaj, teksa suedezi do të humbasë kështu grumbullimin në 8 korrik.

Related posts

ZBULOHET DIETA E RREPTË/ Nga stërvitja e padukshme te makaronat me salmon, ja sekretet e Mbappe…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Zhbllokohet Bayern, Lewandowski thyen mbrojtjen greke (VIDEO)

Delo.autor

Valentino Rossi puth Francesca Sofia Novello, momente pasioni mes pilotit dhe modeles

Sadik.Autor

Leave a Comment