Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Zbulohet prapaskena, De Biasi gati të emërohet trajner i skuadrës në Serinë A…

Eksperti italian, Xhanluka Di Marzio ka hedhur një hipotezë të bujshme duke përmendur emrin e trajneri Xhani De Biasi si trajnerin e ardhshëm të një skuadre në Serinë A.

Sipas mediave italiane, prioritet për momentin mbetet Sampdoria e cila është vënë në kërkim të një trajneri pas mbylljes së kontratës ne Klaudio Ranierin dhe drejtori sportiv i xhenovezëve, Karlo Osti ka një pëlqim të hershëm për ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare.

Por në videon e postuar në rrjetet sociale, Di Marzio nuk jep një emër skuadre vetëm përmend De Biasin duke krijuar një iluzion tek tifozët italian të cilët në komente nuk ngurojnë të thërrasin teknikun italian në skuadrat e tyre.

De Biasi shkroi historinë në 6 vite që drejtoi Shqipërinë, duke arritur dhe kualifikimin historik në Kampionatin Europian në vitin 2016 me kuqezinjtë dhe aktualisht prej 1 viti drejton kombëtaren e Azerbajxhanit.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Abraham shkruan historinë me Chelsean, Rashford i jep fitoren “Djajve të Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Shehi: Ishte ndeshje e vështirë, për të fituar ne ndryshuam…

Delo.autor

BËN OFERTËN E FUNDIT PËR NEYMAR/ Barcelona gati 100 milionë euro plus dy lojtarë…

Delo.autor

Leave a Comment